Fitore identike kunder Hungarisë edhe në Budapest për Kombëtaren shqiptare, që shumë lehtë mund të ndodhë të shkruaj një faqe të re në historinë e futbollit, njofton “infOSport.mk”.
1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë në “Puskas Arena”, me protagonistin e njëjtë, Armando Broja, i cili sërish erdhi nga bankina dhe sërish arriti që ti dhurojë 3 pikë të arta kombëtares shqiptare që tashmë ëndërron edhe Botërorin e “Qatar 2022”.
Pjesa e parë thuajse nuk kishte asnjë rast për të dyja skuadrat, pasi loja u zhvillua më së shumti në mesfushë, ndërsa momenti që duhet regjistruar, ishte ai i minutës së 30-të dhe dëmtimi i Berat Gjimshitit, i cili pas një përplasje me Berishën dëmtoi shpatullën, me ç’rast ishte i detyruar që të braktis fushën, ndërsa vendin e gtij e zuri Frederik Veseli.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me një zëvendësim te Kombëtarja shqiptare, kur në lojë u inkuadrua tetovari, Nedim Bajrami në vend të Endri Çekiçit.
Ky zëvendësim solli më shumë freski në rradhët e kombëtares shqiptare, që filloi të sulmojë më shumë, ndërsa momenti më i mirë dhe ai që solli gëzim në mesin e futbollistëve shqiptarë ndodhi në minutën e 80-të, kur fjalën kryesore e pati rezervisti Armando Broja.
Sulmuesi “kuqezi” morri një top nga thuajse mesi i fushës dhe arriti të depërtojë në zonë për ta dërguar topin në rrjetë për rezultat 1:0, rezultat ky që doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, pasi minutat e fundit do të administroheshin mjaft mirë nga djemt e Edy Rejas, që siguruan 3 pikë mjaft të rëndësishme në kuadër të grupit “I”.
Shqipëria pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë me 15 pikë, një më shumë se Polonia që mundi San Marinon, deria Hungaria me 10 pikë mban pozitën e katërt. Vendi i parë në këtë grup i takon Anglisë, që pas 7 xhirove të para ka tubuar 19 pikë. (infOSport.mk)