Lajm jo i mirë për Shqipërinë, Gjimshiti ka thyer krahun, mungon në ndeshjen me Poloninë (VIDEO)

Shqipëria sonte në Budapest shënoi një ndër fitoret më të rëndësishme viteve të fundit, duke e mundur Hungarinë me rezultatin minimal 1:0. Kjo fitore ka rritur shanset “kuqezinjëve” për vendin e dytë në grupin “I”, aty ku rival të drejtëpërdrejtë do të ketë Poloninë, kundërshtarin e rradhës.

Megjithatë për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të këtij viti, Shqipëria do të duhet të luaj pa mbrojtësin e saj kryesor, Berat Gjimshitin, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 26-të, kur pas një krosimi në zonë u përplas me Berishën, përplasje që ka rezultuar fatale për futbollistin “kuqezi”, pasi siç mësohet ai menjëherë pas zëvendësimit është dërguar në spitalin kryesor të Budapestit.

Gjimshiti duket se ka thyer krahun nga ai episode i pafat dhe duket tashmë e sigurtë mungesa në ndeshja me Poloninë e jo vetëm pasi mund edhe të qëndrojë disa kohë jashtë fushave.

Leave a Reply