Haxhi Krasniqi humb titullin me pikë nga Boesel

Haxhi Krasniqi ka humbur  titullin kampion bote në kategorinë e peshave super të mesme, për titullin IBO, pasi sonte në Magdeburg të Gjermanisë pas 12 raundeve u mposht nga gjermani Dominic Boesel, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një luftë thuajse e barabartë, ku Boesel dominoi në 6 raundet e para, derisa e kundërta ndodhi në 6 raundet e fundit, mirëpo vlerësimi i gjyqtarëve doli të jetë në anën e boksierit gjerman, i cili në këtë  mënyrë rikthen titullin e humbur një vit më parë.

Kujtojmë me 10 tetor të vitit të kaluar Haxhi Krasniqi kishte nokautuar kundërshtarin e tij të sontëm, Dominic Boesel, që në raundin e tretë, duke i marrë titullin në IBO, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë edhe një duel të tretë mes këtyre dy super boksierëve.

Për Haxhi Krasniqin ishte kjo lufta e 58-të në karrierë, dhe disfata e 7-të, ndërsa në anën tjetër për Boesel ishet fitorja e 32-të, nga gjithsej 34 lufta, ku ka pësuar edhe dy disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply