Etrit Berisha parakalon Bushin dhe Haxhin, barazohet me Tare

Ndeshja e mbrëshme ndaj Hungarisë ka pasur një peshë më të rëndë për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili regjistroi paraqitjen e tij të 69-të me fanellën “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Gardiani shqiptarë nga Kosova në këtë mënyrë arriti që të tejkalojë dyshen Alban Bushi – Altin Haxhi, që kishin regjistruar nga 68 paraqitje me fanellën e kombëtares shqiptare, ndërsa tashmë Berisha është barazuar me një ndër sulmuesit më të mirë “kuqezi”, Igli Taren, Drejtorin Sportiv aktual të Lacios.

Berisha tashmë synon paraqitjen e tij të 70-të në ndeshjen e rradhës kundër Polonisë, me ç’rast do të tejkalonte Taren dhe njëkohësisht do të barazohej me Andi Lilën, për të ndjekur më pas lojtarët si Foto Strakosha dhe Erjon Bogdani, që kanë nga 74 paraqitje si dhe Ervin Skelën, i cili me fanellën e Kombëtares shqiptare kishte regjistruar 76 paraqitje.

Futbollisti me më shumë paraqitje te Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë kapiteni legjendarë, Lorik Cana, me 82 paraqitje, i ndjekur nga Altin Lala me 80 dhe Klodian Duro me 78. (infOSport.mk)

Leave a Reply