Barazojnë Bellasica dhe Vardari (VIDEO)

Bellasica ka arritur që të marrë pikën e parë në sezonin e ri futbollistik, pasi sot para tifozëve të vetë barazoi 1:1 në ndeshjen ndaj Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse Vardari kishte më shumë raste gjatë pjesës së parë, megjithatë rrjetat pushuan. Të dy golat në këtë ndeshje u regjistruan në pjesën e dytë, edhe atë me Vardarin që avansoi vetëm pas tre minutave lojë.

Vardari avanosn ndaj Bellasicës në Strumicë

Vardari avanosn ndaj Bellasicës në StrumicëBELLASICA – VARDARI 0:1(E. Novak 48')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.

Xhufo mjaft mirë ekzekutoi rivënien nga këndi nga e djathta, ndërsa në shtyllën e parë më së miri u gjind mbrojtësi Evgenij Novak, i cili me kokë shënoi në rrjetën e Vujanac.

Barazimin Bellasica e arriti në minutën e 59-të, kur Zoran Baldovaliev, pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, me të majtën e tij shënoi një super gol për barazim të shifrave në 1:1.

Bellasica barazon ndaj Vardarit

Bellasica barazon ndaj Vardarit, shenon Baldovaliev BELLASICA – VARDARI 1:1(Z. Baldovaliev 59')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.

Vendasit të entuziazmuar nga ky gol kërkonin edhe një tjetër në rrjetën e Vardarit, me shpresë se do arrijnë edhe deri te tre pikëshi i plotë, mirëpo një gjë të tillë nuk i’a arritën, ashtu që në fund të dyja skuadrat duheshe të pajtohen me ndarje të pikëve.

Bellasica mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë, ndërsa Vardari vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 8 pikë të tubuara.

Leave a Reply