Kosovës sot i bashkohen dy super futbollistë (FOTO)

Dy futbollistët e repartit ofenziv që pritet të veshin për herë të parë fanellën e Kosovës, Donis Avdijaj i Schalkes dhe Atdhe Nuhiu i Shef×eld Ëednesday, kanë konfirmuar se do të jenë në Kosovë këto ditë, pavarësisht a u është konfirmuar leja për zhvillim të ndeshjeve nga ana e FIFA-s.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur “Koha Ditore sot”, ndërsa dyshja në fjalë do të jenë në grumbullim me futbollistët tjerë të përfaqësueses.

Seleksionuesi Albert Bunjaki do të shpallë listën e futbollistëve të ftuar sot në ora 11:00 për ndeshjen me Islandën, ndeshje kjo që në program është me datë 24 mars dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply