Bajerni i hendikepuar ndaj Realit të Madridit

Bajerni i Munihut do të jetë i hendikepuar për dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, pasi në to do të mungojë një ndër yjet e kësaj skuadre, Dagllas Kosta.

Edhe pse mendohej se braziliani do t’ia dalë të luajë në ndonjërën prej ndeshjeve kundër skuadrës “madrilene”, dëmtimi i sulmuesit brazilian është më i rëndë nga ajo që u mendua fillimisht.

Në këtë mënyrë ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në fushë ndaj madrilenëve.

Sipas medieve gjermane ai do të mungojë në të dy takimet ndaj ekipit të Zidan dhe tashmë Ançeloti duhet të mendojë zëvendësuesin e tij, i cili me shumë gjasa do të duhet të jetë holandezi Roben, me të cilin Ançeloti kishte një mosmarrëveshje para ca ditësh, ku si pasojë drejtuesit e skuadrës “bavareze” dënuan me të holla futbollistin e tyre.

Mbetet të shohim deri atëherë me 12 prill se kush do të zbresë në fushë në vendin e brazilianit, i cili deri më tani ka qenë si i pazavendësueshëm në krahun e tij të majtë të sulmit.

Leave a Reply