Sadiku: “Kuqezinjtë” jetojnë për ndeshje të këtilla si me Italinë

Një ndër sulmuesit shqiptarë më në formë, Armando Sadiku, i gatshëm e pret përballjen e sontshme ndaj Italisë. Sulmuesi i Luganos ka thënë se futbollistët e ekipit “kuq e zi” jetojnë për ndeshje të këtilla, siç është kjo sonte ndaj skuadrës “axurre”, një ish kampione e Botës dhe Evropës.

Përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare thotë se Shqipëria mund të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje:

“Ne jetojmë për këto raste si ajo kundër Italisë, me energji, përkushtim dhe përqendrim, loja do të jetë e jona!”, kishte shkruar Sadiku.

Leave a Reply