Shkupi të dielën miqësore kundër Ferizajit

Pas tre ditëve pushim, futbollistët e Shkupit të mërkurën u kthyen në stërvitje. Ata kanë filluar stërvitjet e zakonshme në prag të ndeshjes së ardhshme në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që këtë fundjavë do të pushojë për shkak ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë.

Dhe pikërisht këtë hapësirë futbollistët e Shkupit do e shfrytëzojnë për të zhvilluar një miqësore luksi ndaj skuadrës së Ferizajit nga Superliga e Kosovës, skuadër kjo që tashmë udhëhiqet nga legjenda e FC Shkupit, Argjend Beqiri.

Përveç tij te skuadra e Ferizajit  paraqitet edhe ish portieri i Shkupit, Dardan Miftari.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 26 Mars në qytetin e Ferizajit, me fillim në orën 14:00.

Leave a Reply