Ventura dhe Bufon: Respekt maksimal për Shqipërinë

Italia ka vlerësim maksimal për Shqipërinë, të paktën kështu thonë Xhakomo Ventura dhe Xhanluixhi Bufon në daljen e tyre para mediave, njofton “sportal.al”.

Në prag të ndeshjes së nesërme që do të luhet në Palermo, trajneri dhe kapiteni i “axurrëve” folën me superlativa për ekipine drejtuar nga De Biazi, madje duke i kërkuar lojtarëve të tyre të jenë të kujdesshëm dhe të japin maksimumin. Ja fjalët  Xhakomo Venturës: “Uroj që të shohim në fushë një Itali të mirë. Për të kaluar me sukses këtë ndeshje duhet të bëjmë një paraqitje pozitive, duhet të jemi agresivë dhe të japim 100% tonë. Shqipëria dëshiron të bëjë historinë, është e vendosur dhe mbi të gjitha ka një skuadër shumë luftarake. Pres një hap përpara nga skuadra ime krahasuar me sfidën e fundit që kemi luajtur. E vlerësojmë shumë këtë ndeshje dhe nëse do fitojmë do isha vërtetë i lumtur. Për ne nuk do të ketë asnjë minutë të lehtë në këtë ndeshje që është shumë delikate. Pres një Shqipëri që do të luajë e mbyllur prapa dhe që do të kundërsulmojë rrezikshëm”.

Më tej trajneri italian u shpreh se pret të shohë shumë tifozë në Palermo, teksa deklaroi se kualifikimi i tyre për në Botëror kalon nga Shqipëria: ”E di që do të jenë shumë tifozë shqiptarë në Palermo. Presim një pushtim të fushës nga ana e tyre ashtu sic ndodhi në miqësoren që u zhvillua në Genoa. Ndeshje të lehta në këtë grup nuk ka. E vështirë do të jetë edhe për Spanjën sfida ndaj Izraelit. Shpresoj që Izraeli ta ndalë Spanjën, por për tu kualfikuar në Botëror në rradhë të parë ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë ndaj Shqipërisë”.

Ndërkohë, në fjalët e tij Bufon gjitashtu vlerësoi ekipin kuqezi, teksa deklaroi:

” Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka treguar se di të vendosë në vështirësi çdo kundërshtar. Me progresin që kanë bërë ata janë skuadër që duhet të merret në konsideratë, pra janë të frikshëm dhe këtë e them i bindur pa hamendësime. 1000 ndeshje në karrierë? Është një arritje e bukur, por ju siguroj se kësaj shifre nuk do ti shtohen mijra të tjera”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply