Angellovski dhe Nestorovski presin fitore edhe ndaj Bjellorusisë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Bjellorusisë në “Telekom Arena” në Shkup. Pas fitores së pastërt në ndeshjen eliminatore kundër Lihtenshtejnit, përfaqësuesja “verdhekuq” dëshiron sukses edhe në ndeshjen e së martës me bjellorusët për të rritur vetëbesimin dhe si motiv shtesë për vazhdimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror,  “Rusi 2018”.

“Luajmë ndeshje kontrolluese me Bjellorusinë, mirëpo do ta llogarisim si kualifikuese. Patjetër të luajmë të motivuar, edhe pse kundërshtari ka rejting më të mirë se ne, për thuajse 100 pozita në renditjen e FIFA-s. Kemi numër të mjaftueshëm të futbollistëve kualitativ edhe pse disa të rinjë kaluan në taborin e Bllagoja Milevskit për ndeshjen kontrolluese të shpresave kundër Bullgarisë” – tha seleksionuesi Angellovski në takimin me gazetarë.

Ai gjithashtu tregoi arsyen e ftesës së Darko Çurlinov në ekipin e parë: “Darko Çurlinov është ekstra-talent, prandaj e kemi ftuar në përfaqësuese, ndërsa besoj se kjo për atë do të jetë shtytje shtesë të luajë edhe më mirë”, – shtoi Angellovski.

Sumuesi më në formë në rradhët e përfaqësueëses së Maqedonisë, Ilija Nestorovski i cili shënoi dy gola kundër Lihtenshtejnit shpreson në një tjetër paraqitje të mirë edhe kundër Bjellorusisë, ndërsa beson se Maqedonia pas një kohe të gjatë do të fitojë dy ndeshje me rradhë.

“Duam të vërtetojmë fitoren kundër Lihtenshtejnit dhe më në fund të lidhim dy fitore. Gëzohem për golat e mi, mirëpo më me rëndësi është që Maqedonia të fitojë”, deklaroi golashënuesi më i mirë i Palermos këtë edicion në “Serie A”.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bjellorusisë zhvillohet të martën me fillim në ora 18:00 në stadiumin e qytetit në Shkup, ndërsa për dallim nga Maqedonia që në këtë ndeshjen vjen pas fitores ndaj Lihtenshtejnit, Bjellorusia në Shkup vjen pas asaj disfatë të thellë ndaj Suedisë, 0:4.

Leave a Reply