Fiton Universiteti i Tetovës, humbet Shutova

Fundjavën që lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e javës së 12-të në elitën e volejbollit vendor, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat, njofton “infOSport.mk”.

Vashat e Universitetit të Tetovës para tifozëve të tyre mposhtën ekipin e BamiKor me rezultatin 3:0, në sete 25:21, 25:19 dhe 25:20. Ishte kjo edhe një ndeshje tjetër e shkëlqyer nga ana e të përzgjedhurave të trajneres Laureta Abazi, duke dëshmuar se për momentin po kalojnë një formë shumë të mirë.

Ata regjistruan edhe fitoren e katërt në ndeshjen e tyre të pestë në stinorin pranveror, apo gjithsej fitoren e 8-të në kampionat.

Falë kësaj fitore ata arritën në kuotën e 23 pikëve, po aq sa ka edhe Makedonija Maks në pozitën e tretë, shkruan “infOSport.mk”.

Ndërkohë tek meshkujt skuadra kampione në fuqi e Shutovës, pësoi edhe disfatën e 7-të këtë edicion, kësaj rradhe nga skuadra kryesuese e Probishtip.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kërçovë mysafirët shënuan fitore të pastërt me rezultatin 3:0, në sete 12:25, 17:25 dhe 15:25.

Pas kësaj fitore KV Probishtip që ka 12 fitore nga po aq ndeshje mban pozitën e parë me 36 pikë, para Strumicës në vendin e dytë me 32 pikë, derisa Shutova me vetëm 13 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply