Basketboll, KB Shkupi e mbyll me humbje vitin 2017, mundet nga Kozhufi

E vetmja skuadër shqiptare në Superligën e basketbollit vendor, ‘Shkupi’ e ka mbyllur gjysmësezonin e parë me humbje, pasi sonte u mposht nga Kozhufi në Çair me rezultat të ngushtë 67:69.

Më meritori i fitores për Kozhufin dhe që shkëlqeu në parketin e palestrës “Shaban Tërstena” ishte Pekoviq me plotë 39 pikë të realizuara, ndërsa më i miri i Shkupit në këtë përballje rezultoi Tejlor, i cili nuk shkoi më shumë se 23 pikë.

Për Shkupin kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2017-të, duke e mbyllur kështu gjysmësezonin e parë në Superligën e basketbollit vendor në vendin e 10-të, me vetëm dy fitore të regjistruara, aq sa ka edhe Pelisteri në vendin e 11-të. Si lider i tabelës e mbyll Rabotniçki me 11 fitore të koleksionuara, duke lënë pas vetes Blokotehnen dhe Kumanovën.

Leave a Reply