Tronditet Partizani i Tiranës, CAS lë në fuqi vendimin e FIFA-s, dy edicione pa të drejtë merkatoje

Një lajm tronditës për Partizanin e Tiranës, kjo pasi CAS-i nuk i ka zhbllokuar merkaton skuadrës nga kryeqendra shqiptare, duke lënë në fuqi dënimin që FIFA i kishte shqiptuar kësaj skuadre për çështjen “Çinari”.

Përgjigja e mbërritur nga CAS është përfundimtare, teksa “Demat e Kuq” do ta kenë të bllokuar merkaton për 2 sezone. Kështu bien në ujë të gjitha tentativat e drejtuesve të skuadrës së Partizanit, për të sjellë ndonjë futbollistë të ri gjatë kësaj merkatoje, që në futbollin shqiptarë mbyllet me datë 20 shtator.

Kështu rriten gjasat që edhe shkupjani Jasir Asani, i rikthyer nga huazimi te AIK-u i Stokholmit të mbetet te Partizani, skuadër kjo që dëshiron të ketë një paraqitje më të denjtë dhe të rikthehet për vendet që sigurojnë Europë, dhe jo të luftojë për mbijetesë, ashtu siç ndodhi edicionin që e lamë pas.

NJOFTIM Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë…

Публикувахте от FK Partizani Albania в Четвъртък, 3 септември 2020 г.

Leave a Reply