Futsal, hidhet shorti i ndeshjeve çerekfinale

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit është hedhur shorti i ndeshjeve çerefinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Finalisti i vitit të kaluar, Juventus Serava do të përballet me ekipin e Velesit, pjesë e së cilës skuadër janë thuajse të gjithë futbollistët e skuadrës kundërshtare në finalen e vitit të kaluar të “bardhezinjëve” nga Serava, Zhelezarecit.

Kësisoj kjo ndeshje që në program është me datë 18 prill në Veles, do të jetë një reprizë e finales së vitit të kaluar, ndërsa po me të njëjtën datë skuadra kryesuese në elitën e futsalit vendor, Shkupi në teren vendas do të mirëpret ekipin e SEE Universitetit nga Tetova, shkruan “infOSport.mk”.

Janë këto pa dyshim dy përballjet më interesante të kësaj faze, ndërkohë në dy ndeshjet tjera çerekfinale, ekipi fitues i vitit të kaluar, Zhelezareci do të përballet me Cikon, derisa Ilirët nga Kumanova për kundërshtarë do të kenë ekipin e Crna Rekës.

Leave a Reply