Senad Luliç: Shqipëria ishte më e mirë në pjesën e dytë (VIDEO)

Autori i golit të dytë për Bosnje e Hercegovinën në ndeshjen ndaj Shqipërisë, Senad Luliç ka pranuar që Shqipëria ishte skuadër më e mirë gjatë pjesës së dytë, megjithatë sipas tij kombëtarja boshnjake realizoi golat në momentin e duhur dhe se është i lumtur për këtë fitore.

“Për ne ishte shumë e rëndësishme që neve fituam. Dëshira për të fituar sigurisht ishte nga të dyja anët, kemi luajtur të dyja skuadrat për të ftuar. Ne kemi qenë më të mirë në këtë miqësore, në të cilën edhe ne kemi provuar disa futbollistë të rinj. Ne kemi bërë golat në momentin e duhur, Shqipëria bëri një pjesë të dytë shumë të mirë, mirëpo për fat të mirë tonin rezultati nuk ndryshoi” – tha Luliç pas përfundimit të ndeshjes kundër Shqipërisë.

Bosnje e Hercegovina sot në “Elbasan Arena” me rezultatin 2:1 mundi Shqipërinë, duke i shkaktuar në këtë mënyrë edhe disfatën e katërt të njëpasnjëshme kombëtares “kuq e zi”, që së fundmi kishte mundur Lihtenshtejnin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.

 

Leave a Reply