Nejmar hyn në klubin 100, tejkalon edhe Messin

Ylli brazilian i Barcelonës, Nejmar mbrëmë në ndeshjen ndaj Granadas ka regjistruar golin e tij të 100, njofton “infOSport.mk”.

Ai një gjë të tillë arriti më shpejtë se Messi, kur janë në pyetje ndeshjet e zhvilluara. Nejmar numrin prej 100 golave e arriti në 178 ndeshje, derisa Messi një gjë të tillë kishte arritur në 188 ndeshje.

Rekordin më të shpejtë prej 100 golave të shënuar te Barcelona e mban Kubala, i cili një gjë të tillë kishte arritur vetëm pas 103 ndeshjeve. Martin Alonso është i dyti në këtë listë (114 ndeshje, 100 gola), ndërsa i treti është Luis Suarez, i cili shifrën prej 100 golave me fanellën e Barcelonës e kishte arritur vetëm pas 120 ndeshjeve, shkruan “infOSport.mk”.

Nejmar është i 10-ti në këtë renditje, dersa Lionel Messi i 11-ti. Messi megjithatë me 494 gola mban rekordin e golave të shënuar, si futbollisti me më shumë gola në historinë e klubit “katalunas”.

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply