Ndodh edhe kjo në Kinë, skuadra luan me 12 futbollistë në fushë (VIDEO)

Çudirat nuk kanë fund në futbollin kinez. Në ndeshjen e ligës së dytë kineze, ndryshe e njohur si “Jia League” ndërmjet Beijing Renhe dhe Baoding Yingli Yitong, ndodhi diçka e pabesueshme. Skuadra vendase për disa momente luajti me 12 futbollistë në fushë, ndërsa një gjë të tillë arbitrat e ndeshjes e vërejtën vetëm pas reagimit të publikut.

Rao Weihui ishte inkuadruar në lojë pa u zëvendësuar fare, gjë kjo që deri më tani nuk ka ndodhur në ndeshjet e futbollit në Evropë.

Pas 40 sekondave me 23 futbollistë në fushë, 12 te skuadra vendase e Beijing Renhe dhe 11 te skuadra e Baoding Yingli Yitong, situata u normalizua dhe skuadrat vazhduan ndeshjen me nga 11 futbollistë, ndërsa skuadra vendase falë golit të shënuar nga Ivo në minutën e 87-të shënoi fitore minimale 1:0.

Leave a Reply