Shpërthen Mavraj: Nuk jam atdhetar i rrjeteve sociale

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka dhënë një deklaratë shumë të çuditshme para tifozëve të Hamburgut gjatë një takimi që ka patur para dy ditëve. Mirëpo deklarata e tij u keqinterpretua nga të gjithë. “Unë isha shumë i keq për gjermanët”, kishte thënë Mavraj fillimisht duke qeshur, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Nojer apo Boateng. “Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, kishte thënë Mavraj.

Sot, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Mërgim Mavraj ka folur për keqinterpretimin e bërë me deklaratën e tij.

Me duhet te sqaroj nje deklarate timen dhene per tifozet e Hamburgut qe eshte transformuar dhe rrjedhimisht keqperdorur. Sigurisht qe kam respekt per vendin ku familja ime gjeti strehim, pune dhe ushqim, unë ndej dashuri per ket vend. Atdheu im eshte Shqiperia dhe gjuha ime eshte shqip. Ne fushe sjam kursyer kurre, edhe duke rrezikuar karrieren. Mergim Mavraj nuk eshte atdhetar i rrjeteve sociale por i fushes”, ka shkruajtur Mavraj.

Leave a Reply