Vëllazërimi sërish mbetet i pamposhtur në Shkup ndaj Metalurgut

Vëllazërimi i Kërçovës sërish ia ka dalë të mbetet i pamposhtur përballë Metalurgut në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Të përzgjedhurit e trajnerit Xhengiz Rexhepi sot barazuan pa gola në stadiumin në “Hekuranë”, aty ku para tre javëve kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Falë këtij barazimi Vëllazërimi mbetet sërish në pozitën e 6-të, me 24 pikë, po aq sa ka edhe Metalurgu në pozitën e 7-të, dy skuadra këto që shpresojnë se deri në mbyllje të sezonit do të ruajnë këto pozita dhe se do ju ikin pozitave të rrezikshme, asaj të balotazhit (pozita e 8) dhe dy pozitave të fundit që dërgojnë skuadrat një kategori më poshtë.

Vëllazërimi javën që vjen do të ketë një transfertë të vështirë ndaj Vardar Negotinës, ndaj së cilës skuadër kërkon hakmarrje për disfatën në ndeshjen e parë të sezonit pranveror të zhvilluar në Kërçovë.

 

 

Ndeshjet e Vëllazërimit deri në mbyllje të sezonit 2016/2017

 

22.04. 16:00 Vardar Negotino Vëllazërimi
29.04. 16:00 Vëllazërimi Tikveshi
06.05. 16:00 Teteksi Vëllazërimi
13.05. 16:30 Vëllazërimi Horizont Turnova
20.05. 16:30 Euromilku Vëllazërimi
27.05. 16:30 Vëllazërimi Novaci

Leave a Reply