Edhe shiu nuk ndaloi dot “Shvercerat” sot ndaj Makedonija Gj.P (VIDEO)

Shkupi barazoi pa gola 0:0 në ndeshjen si mysafir ndaj Makedonija Gjorçe Ppetrovit, duke rujatur në këtë mënyrë pozitën e 7-të që aktualisht i siguron mbijetesën në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe në këtë ndeshje, si në të gjitha ndeshjet tjera “bardhekaltërit” patën përkrahjen e pa rezervë të tifozëve të tyre.

“Shvercerat”, të cilët nuk ndaluan së përkrahuri skuadrën e tyre të zemrës për gjatë 90-të minutave, ishin futbollisti i 12-të i Shkupit edhe sot, duke ndihmuar që të dalin të pamposhtur nga kjo transfertë. Ata qëndruan në tribunën e pambuluar edhe në momentet kur stadiumi në lagjen e Gjorçe Petrovit u vërshua nga shiu i rrëmbyeshëm, duke treguar dashurinë e tyre të zjarrtë që kanë për klubin e tyre të zemrës.

Leave a Reply