Portieri Jovanovski bënte mrrekulli sot ndaj Vardarit (VIDEO)

Portieri Marko Jovanovski i cili muaj më parë ishte në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Shkëndijës pas gabimit trashanik në ndeshjen kampionale kundër Vardarit, sot po përballë kundërshtarit të njëjtë bënte mrrekulli, duke ruajtur në disa raste portën e tij të paprekur, njofton “infOSport.mk”.

Jovanovski sot ishte më i dalluari te Shkëndija, sidomos gjatë pjesës së dytë kur në disa raste thjesht dominonte ndaj futbollistëve të Vardarit, të  cilët në ato momente me ngulm kërkonin edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës tetovare. Megjithatë Jovanovski kishte ditën e tij, ndërsa atë më së miri e dëshmoi në minutën e 62-të kur ndali goditjen e Kojasheviç që ishte sy me sy përballë tij si dhe në minutën e 73-të kur bënte mrrekulli duke ndalur tre goditje të njëpasnjëshme të futbollistëve të Vardarit.

Rikujtojmë në ndeshjen e 26 shkurtit, Jovanovski i dhuroi një gol armenit Tigran Barsegian në minutën e 28-të, gol ky që hapi rrugën drejt fitores së skuadrës shkupjane në atë ndeshje me rezultatin 3:1.

Leave a Reply