UEFA tregohet e ashpër, Lioni dhe Beshiktashi dy vite pa gara evropiane

Skuadrat e Lionit dhe Beshiktashit kanë marrë dënime të ashpra nga ana e UEFA-s për shkak incidenteve të shkaktuara nga ana e tifozëve të tyre në ndeshjen çerekfinale të Liga Evropa të zhvilluar në Francë.

Tifozët e Beshiktashit dhe Lionit ishin rahur mes vete, ndërkohë një pjesë e tifozëve vendas për të shpëtuar veten kishin vërshuar fushën e stadiumit.

Gjithë ato pamje kanë gjetur një përgjigje të ashpër nga ana e drejtuesve të UEFA-s, të cilët vendosën që të dyja skuadrat ti dënojnë me dy vite mos lojë në garat evropiane, ndërsa gjithashtu drejtuesit e të dyja skuadrave do të duhet të paguajnë dënim në vlerë prej 100 mijë euro.

Ndeshja e parë midis Lionit dhe Beshiktashit e zhvilluar në Francë u mbyll me fitoren minimale 2:1 të skuadrës vendase, ndërsa nesër mbrëma këto dy skuadra në “Vodafone Arena” në Stamboll do të vendosin se cila prej tyre do të kualifikohet për në gjysmëfinale të Liga Evropa.

Leave a Reply