Agon Elezi i bashkohet Skënderbeut të Korçës

Shkupjani Agon Elezi prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e shumë herë kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut, shkruan “infOSport.mk”.

18-vjeçari Elezi me skuadrën korçare ka firmosur kontratë 3-vjeçare, me shpresë se do të tregojë gjithë potencialin e tij te një ndër skuadrat më të njohura shqiptare.

Ai te Skënderbeu vjen nga ekipi francez SM Caen U19, ndërsa së fundmi në formë huazimi luante me Vëllazërimin e Kërçovës.

Agon Elezi është pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë së Veriut, ku edhe mban shiritin e kapitenit.

Ndryshe Elezi si shumica e shkupjanëve shqiptarë, karrierën e tij e kishte nisur me ekipin FC Shkupit, ndërsa falë talentit të tij ai shtatorin e vitit 2017-të u transferua në Francë. Vlen të theksohet se i njëjti për një periudhë të shkurtër si kadetë luante edhe me fanellën e Rabotniçkit.

Leave a Reply