Kupa e Shqipërisë do të diskutohet midis Skënderbeut dhe Tiranës

Në finalen e sivjetshme të Kupës së Shqipërisë do të luajnë Skënderbeu dhe Tirana, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë u mësua sot pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit, në të cilat edhe Skënderbeu, edhe Tirana shënuan fitore.

Pas fitores në ndeshjen e parë në Korçë me rezultatin 1:0, të besuarit e Ilir Dajës arrijnë të marrin një tjetër sukses edhe në ndeshjen e kthimit me po të njëjtin rezultat, duke siguruar kalimin për në finalen e këtij turneu.

Në minutën e 50-të Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin dhe njëherit kualifikimin, pasi deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi dhe Skënderbeu arriti të kalojë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Tiranën, pasi nga ana e tyre bardheblutë mposhtën lehtësisht Besëlidhjen në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2:0, shkruan “infOSport.mk”.

Pas barazimit 1:1 në Kukës, ndeshja e kthimit në Tiranë nuk pati shumë histori pasi bardheblutë që gjatë 45 minutave të para vulosën fitoren e tyre me golat e realizuar nga Afrim Taku në minutën e 23-të që realizoi nga pika e bardhë dhe Erjon Hoxhallari që shënoi në minutën e 40-të.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2016/2017 në program është me datë 31 maj.

Leave a Reply