Vëllazërimi nga Negotina kthehet me një pikë të madhe

Vëllazërimi i Kërçovës edhe në ndeshjen e 6-të me rradhë nuk dinë për disfatë në Ligën e Dtë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kërçovare të shtunën në transfertën ndaj Vardar Negotinës barazoi pa gola, duke arritur në këtë mënyrë barazimin e katërt në 6 ndeshjet e fundit.

Për herë të fundit që skuadra e trajnerit Xhengiz Rexhepi kishte pësuar disfatë, kishte qenë data 12 mars, kur në Kavadar ishte mundur me rezultatin 2:0 nga Tikveshi.

Pikërisht javën që vjen në teren vendas Vëllazërimi do të luaj me këtë skuadër, ku ka rastin për t’iu hakmarrë për atë disfatë dhe në anën tjetër të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Pas 22 xhirove Vëllazërimi sërish mbetet në pozitën e 6-të me 25 pikë, po aq sa ka edhe Metalurgu në pozitën e 7-të.

 

LDFM, Java XXII

Euromilku 3 : 3 Metalurgu
Vardar Negotino 0 : 0 Vëllazërimi
Teteksi 0 : 0 FK Skopje
Tikveshi 1 : 3 Akademija Pandev
Turnovo 2 : 2 Novaci
RENDITJA TABELARE: 
# Ekipi Nd. F B D G-av Pikë
1. Akademija Pandev 22 17 2 3 55:18 53
2. FK Skopje 22 11 6 5 32:23 39
3. Novaci 22 10 6 6 27:18 36
4. Euromilku 22 10 4 8 27:20 34
5. Turnovo 22 8 9 5 32:19 33
6. Vëllazërimi 22 6 7 9 22:28 25
7. Metalurgu 22 7 4 11 26:40 25
8. Vardar Negotino 22 4 8 10 14:27 20
9. Teteksi 22 4 7 11 8:22 19
10. Tikveshi 22 6 1 15 19:47 19

Leave a Reply