Mbyllet pjesa e parë në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit (VIDEO)

Pjesa e parë e derbi ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që në këto momente po zhvillohet në Tetovë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje tipike pa shumë luftë dhe pa praninë e tifozëve, ishte Dino Medjedoviç, ai i cili shënoi golin e parë në këtë përballje pas 15 minutave lojë.

Golin e barazimit për Vardarin e realizoi Xhonatan Balotelli – Boareto vetëm tre minuta para fundit të saj, edhe atë pas një aksioni të bukur me aktorë, Barsegian-Gligorov-Boareto.

Leave a Reply