Medjedoviq: Ndeshje e vështirë, por fitojmë tre pikë ndaj Shkupit

Shkëndija e Tetovës ka kryer edhe stërvitjen e fundit para takimit me Shkupin që do të luajnë nesër në Çair, ndërsa sulmuesi i “kuqezinjëve” Dino Medjedoviq ka shprehur mendimin e tij për këtë sfidë.

“Ndeshja e nesërme kundër Shkupit do të jetë ndeshje e vështirë si çdo ndeshje tjetër. Ne patjetër të luajmë lojën tonë ashtu si dimë ne dhe të fitojmë tre pikë. Për këtë jam i sigurtë”, ka thënë Dino Medjedoviç për faqen zyrtare të Shkëndijës.

Kujtojmë që në këtë takimin Shkëndijës i rikthehet edhe kapiteni Ferhan Hasani, që ishte i pezulluar për dy ndeshje pas kartonit të kuq me Vardarin, ndërsa do të mungojë Egzon Bejtullai, i cili pritet të jetë i gatshëm për lojë në xhiron 31. /Infosport.mk

Leave a Reply