Bolt: Arrita të fitojë gjithçka, koha është që të tërhiqem

Sprinteri xhamajkan Usein Bolt ka konfirmuar se do t’i jep fund karrierës së tij pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në gusht të këtij viti në Londër.

“Të gjithë dëshirojnë që unë të vazhdojë, por ajo është më e lehtë për të thënë se sa për t’u bërë. Arrita gjithçka që deshta, bëra shumë punë të mëdha në këtë sport. Njerëzit dëshirojnë të shohin edhe më shumë, mirëpo unë kam vendosur që të dal në pension. Dua të largohem përderisa jam ende në maje”, është shprehur Bolt.

Leave a Reply