Edicioni i parë i Ligës së Kombeve u mbyll të martën me ndeshjet e fundit të grupit 3 të Ligës ‘D’, ndërsa UEFA ka publikuar tashmë kalendarin për edicionin e dytë të këtij kompeticioni. I njëjti do të zhvillohet në 6 pjesë brenda 3 muajve gjatë vitit 2020, atëherë kur edhe do të caktohen kuotat për Kampionatin Botëror në Katar që do të mbahet gjatë vitit 2022.
FINALISTS 🏆
🇵🇹Portugal
🏴England
🇨🇭Switzerland
🇳🇱NetherlandsB GROUP WINNERS ⬆️
🇺🇦Ukraine
🇸🇪Sweden
🇧🇦Bosnia & Herzegovina
🇩🇰DenmarkC GROUP WINNERS ⬆️
🏴Scotland
🇫🇮Finland
🇳🇴Norway
🇷🇸SerbiaD GROUP WINNERS ⬆️
🇬🇪Georgia
🇧🇾Belarus
🇽🇰Kosovo
🇲🇰FYR Macedonia#NationsLeague pic.twitter.com/cA1pM9uAKG— UEFA Nations League (@UEFAEURO) November 20, 2018
Datat e publikuara nga UEFA janë: 3-5 shtator, 6-8 shtator, 8-10 tetor, 11-13 tetor, 12-14 nëntor dhe 15-17 nëntor.
Shorti për ndeshjet e këtij kompeticioni do të hidhet në janar ose shkurtin e vitit 2020, ndërsa këtë herë Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, që të gjitha do të garojnë në Ligën ‘C’, së bashku edhe me Bjellorusinë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Izraelin, Irlandën, Irlandën e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Sllovakinë, dhe Turqinë.