Shkupi po avanson me dy super gola ndaj Makedonija Gj.P (VIDEO)

FC Shkupi pjesën e parë të takimit ndaj Makedonija Gj.P e mbylli me epërsi minimale 1:2, njofton ‘infOSport.mk’. Ishin vendasit ata të cilët avansuan me golin e Bobi Bozhinovskit në minutën e 15-të, ndërkohë një euro gol i Viktor Angellovit vetëm 4 minuta më pas bëri që FC Shkupi të barazojë shifrat në 1:1.

Në minutën e 24-të pas një super pasimi të Braxh, sulmuesi i talentuar Suhel Muharemi shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Jovanovskit, të cilin e paraboloi dhe në ato momente solli gëzim në mesin e futbollistëve ‘bardhekaltër’, të cilët pjesën e dytë po e zhvillojnë me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq (dy kartonë të verdhë) të mbrojtësit të krahut të djathtë, nigerianit Zango.

Leave a Reply