Renova mposhtet nga Pelisteri, Ilioski në histori!

Renova ka humbur “luftën” për vendin e katërt në tabelë nga Pelisteri, pasi u mund në Manastir me shifra bindëse 3:0. Silva hapi rezultatin në minutën e 42-të, ndërsa pjesa e mbetur e golave ishte vepër e Bazhe Ilisokit, i cili realizoi në minutat 44 dhe në të 80-tën .

Me këtë fitore, Pelisteri vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 3 pikë diferencë nga Renova që renditet e pesta.

Ndërkohë, ky takim ishte i veqant për Bazhe Ilioskin, i cili me dy golat e shënuar ndaj Renovës, arriti në kuotën e 125 finalizimeve të realizuar në futbollin e Maqedonisë, duke e barazuar kështu rekordin e Zorann Boshkovskit.

Leave a Reply