Arbër Zeneli mungesa e madhe te Kosova për ndeshjet e marsit!

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka pësuar një lëndim në përballjen e fundit të ekipit të tij Reims në kuadër të Ligue 1 kundër Lionit.

Njoftimin e ka bërë të ditur “France Bleu”, ndërsa parashihet që Arbër Zeneli të mungojë rreth një muaj nga fushat e blerta, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar Kosovën për ndeshjet miqësore të marsit, kundër  Burkina Fasos dhe Zvicrës, që luhen më 24, përkatësisht më 29 mars.

Kujtojmë, ka një muaj që Zeneli iu kthye fushave pas lëndimit të kaluar, që e pati lënë jashtë për afro nëntë muaj.

Zeneli është njëri ndër lojtarët më të mirë te përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa nga FFK ishte zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë kosovar që luan jashtë kufijve të shtetit dardan.

Leave a Reply