Marselinjo trajner i Valencias

Marselinjo Garsija Toral nga sezoni 2017/18 do të jetë trajner i ri i Valencias. Maselinjo do të zëvendësoj Voro Gonzalesin, i cili në fillim të këtij viti erdhi përkohësisht në vend të Prandelit.

Marselinjo nga 2013-ta deri në viti 2016 ishte pjesë e Vilarealit, mirëpo disa ditë para fillimit të sezonit, u largua nga klubi për disa mosmarrëveshje me drejtuesit. Përveç Vilarealit, Marselinjo gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubuve si Sportingu, Saragosa, Rasing Santander dhe Sevilja.

Në pesë vitet e fundit, Valencia ka ndërruar 9 trajner, ndërsa më shumë se 1 sezon që qëndroi në këtë skuadër ishte Unai Emeri.

Leave a Reply