Sonte Juventus-Lacio për trofeun e Kupës së Italisë

Juventusi dhe Lacio sonte do të përballen ndërmjet veti në finale e Kupës së Italisë. Për “Bardhezinjët” kjo do të jetë finalja e 17-të që do ta zhvillojnë sonte, ndërsa vetëm 11 herë e kanë fituar trofeun e këtij kompeticioni. Në krahasim me Juven, Lacio do të pretendojë të fitojë për të 7-tën herë Kupën e Italisë në hsitori të tyre. Skaudra nga Roma ka zhvillaur një sezon tejet fantastik, duke u renditur në vendin e katërt në Seria A.

Ndërkohë për “Zonjën e vjetër” kjo do të jetë finalja më e rëndësishme, pasi Juventusi këtë sezon është në garë për të fituar “tripletën”, ku në të njejtën kohë është pranë titullit të Kampionit në Itali, ndërsa do të luaj edhe në finale e Ligës së Kampionëve me 3 qershor në Kardif ndaj Real Madridit.

Juve-Lacio do të luhet sonte në “Olimpiko Stadium” me fillim në orën 21:00.

Leave a Reply