Strumica dhe Pelisteri të kobshëm për Erhan Selimin (VIDEO)

Erhan Selimi nuk do ta mbajë mend për mirë asnjëherë stadiumin “Mladost” të Strumicës si dhe ekipin e Pelisterit. Ndaj këtyre të fundit ai më 14 qershor të vitit 2009 lëndoi ligamentet në ndeshjen e balotazhit për inkuadrimin në elitën e futbollit vendor, ndërsa mbrëmë në rolin e trajnerit humbi ndeshjen finale të Kupës, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Lëndimi i ligamenteve në atë ndeshje të kobshme, kishte rezultuar fatal për Selimin, pasi ai nuk mundi ti kthehej futbollit aktiv, duke e mbyllur karrierën që në moshën 25 vjeçare.

I kobshëm për Selimin rezultoi të jetë edhe takimi i mbrëmshëm final, pasi ai me Shkëndijën e tij edhe pse ishin favorit absolut ndaj skuadrës së Pelisterit, në fund nuk arriti të gjejë formulën e duhur për të shënuar të paktën një gol, edhe pse në skuadrën e tij kishte yje si Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Besart Abdurrahimi, me dy këta të fundit, që nuk shënuan nga pika e bardhë në ruletin e penaltive, të cilin Pelisteri e fitoi me rezultatin 4:3.

Leave a Reply