Pandevi me Dybalan kryesues të golashënuesve në Kupën e Italisë

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev përfundoi këtë sezon në maje të listët së golashënuesve në Kupën e Italisë. Pandevi që po luan me skuadrën e Xhenovës së bashku me Dybalën e Juventusit kanë arritur të shënojn kah katër gola në këtë kompeticion, ndërsa këtij të fundit i takoi vendi i parë për shkak se kishte të regjistruar më shumë asiste dhe u fitoi trofeun e Kupës me skuadrën “bardhezi”.
Pas Dybalas dhe Pandevi, në vend të tretë u rendit, Marko Borielo i ekipit të Kaljarit, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë mbetën sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain dhe Çiro Imobile i Lacios.

Kujtojmë që Pandevi me Xhenovën këtë sezon në Kupën e Italisë arriti të shënoi dy gola ndaj Peruxhës, nga një Leçes dhe Lacios, përderisa ka të regjistruar edhe një asistim në ndeshjen ndaj lacianëve.

Leave a Reply