Linku i vërtetë për biletat e UEFA Super Kupës në Shkup

Më 09 Gusht në “Telekom Arena” në Shkup do të zhvillohet finalja e Super Kupës së Evropës, event ky i pari nga më të rëndësishmit nën ëmbrellën e UEFA-s, i organizuar në vendin tonë.

Duke pasur parasysh se në skenë kanë dalë dy sajte, ku mund të blihen biletat nga kjo ndeshje, ju bëjmë me dije se biletat mund të blihen vetëm përmes sajtit zyrtarë të UEFA-s, e që është linku në vijim…. http://www.uefa.com/tickets/index.html….   dhe jo në këtë link, i cili është falco: http://uefafinaltickets.com/football-en/supercup-uefa-en/17566

Këtë e bëjmë me qëllim që të interesuarit për këtë ndeshje finale të mos aplikojnë deri sa UEFA edhe zyrtarisht nuk nxjerr në shitje biletat. Nga informacionet që kemi neve si portal, një gjë të tillë Shtëpia e Futbollit Evropian do të bëjë diku ka mesi i muajit Qershor, ndërsa me siguri se përmes portalit tonë do jeni të informuar me kohë.

Rikujtojmë ditë më parë u mësua edhe finalisti i parë i finales së 09 gushtit,  Mançester Junajtedi, skuadër kjo e cila pret fituesin nga finalja e Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Realit të Madridit, ndeshje kjo që në program është me datë 03 qershor.

Leave a Reply