Futsal Shkupi i gatshëm edhe për ndeshjen finale të Kupës

Futsal Shkupi pas titullit kampion, dëshiron që të bëjë për vete edhe Kupën e Maqedonisë, ndeshje kjo që në program është të dielën, njofton “infOSport.mk”.

Është sërish Velesi, skuadra ndaj së cilës “bardhekaltërit”  nga Çairi do të kërkojnë të festojnë dhe të mbyllin në mënyrën më të mirë sezonin 2016/2017 në elitën e futsalit vendor.

Atmosfera në taborin e Shkupit është në nivel, ndërsa më së miri për këtë felt edhe koordinatori i kësaj skuadre, Mensur Fazlija.

“Atmosfera në klubin tonë do të kisha thënë është mbi nivel. Të gjithë jemi bashkë gjatë gjithë kohës pasi me sukses mbaruam çështjen rreth titullit kampion. Mirëpo neve nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu, ashtu që me shumë përpikshmëri i jemi përkushtuar edhe ndeshjes finale të Kupës, për të cilën jemi duke u përgatitur maksimalisht. Luajmë ndaj të njëjtit kundërshtarë, ashtu që pse mos te festojmë sërish dhe të mbyllim në mënyrën më të mirë këtë edicion” – u shpreh për portalin tonë, Mensur Fazlija.

Ndeshja Velesi – Shkupi në program është nesër me fillim në ora 19:00 në Strumicë, ndërsa me fitore eventuale skuadra shkupjane do të shkruante një histori të re, që do mbahej mend gjatë kohë dhe e njëjta do shkruhej me germa të arta, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një klub që u themelua vetëm tre vite më parë, ndërsa në edicionin e tyre të dytë në mesin e më të mirëve shpallen kampion, dhe gjithashtu ndodhen në finalen e Kupës.

Leave a Reply