Zidan përfshiu djalin e tij në grupin e futbollistëve për në finalen e Kardifit

Trajneri i Reali të Madridit, Zinedin Zidan ka përfshirë djalin e tij, Enco, në grupin e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Mesfushori 22-vjeçari zuri një vend në mesin e listës së zgjeruar prej 22 futbollistëve, tek të cilët Zidan do të konsiderojë për ndeshjen vendimtare të këtij viti, që do të zhvillohet nesër mbrëma në “Millenium Stadium” në Kardif.

Skuadrat finaliste veçmë janë akomoduar në kryeqytetin e Uellsit, ndërsa pritet që më vonë të zhvillojnë edhe stërvitjet zyrtare.

 

Grupi i futbollistëve të Real Madridit

PORTIER: Navas, Kasilja, Janes;
MBROJTËS: Karvahal, Pepe, Serhio Ramos, Varane, Naço, Marselo, Koentrao,  Danilo;
MESFUSHORË: Kroos, Rodrigez,  Kazemiro, Kovaçiç, Modriç, Asensio, Isko, Enco;
SULMUES: Ronaldo, Benzema, Bejll, Vaskez, Dias, Morata;

 

Leave a Reply