Krismat e fuqishme shkaktojnë panik, shumë tifoz të Juves të gjakosur në Torino (VIDEO)

Persona të përgjakosur iknin në panikë nga sheshi “San Karlo” në Torino, aty ku mbrëmë dhjetëra mijë tifoz të Juventusit në qiell të hapur kishin vendosur të ndjekin ndeshjen finale të skuadrës së tyre të zemrës kundër Realit të Madridit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve Europian.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, në turmën e tifozëve ishte dëgjuar një krismë shumë e madhe, me ç’rast ishte krijuar një panikë e madhe.

Nga frika e sulmeve eventuale, tifozët filluan të iknin duke shkaktuar përplasje dhe lëndime mes njëri-tjetrit. Si pasojë ishin lënduar me dhjetëra tifoz, të cilëve në ndihmë ju kishin ardhur mjekët të arritur shumë shpejtë me veturat e ambulancës.

Crazy scenes in Turin after large firecracker explosion

Crazy scenes in Turin after a large firecracker explosion in Piazza San Carlo which caused panic among Juventus fans watching the UEFA Champions League final

Публикувахте от Forza Italian Football в 3 юни 2017 г.

Leave a Reply