ZYRTARE, Vardari ndahet me treshen Grnçarov-Bllazhevski-Gligorov

Paralajëmrimet që tashmë një kohë të gjatë qarkullonin nëpër mediat vendase, përfshirë edhe “infOSport.mk”, tashmë edhe janë bërë realitet. Skuadra nënkampione e Maqedonisë, Vardari edhe zyrtarisht ka lënë të lirë futbollistët me përvojë si Dejan Bllazhevski, Boban Grnçarov dhe Nikolla Gligorov, të cilët mund të kërkojnë mjedis të ri.

Që të tre ishin pjesë e rëndësishme e skuadrës viteve të fundit, duke qenë ndër futbollistët bartës në formacionin i cili shkruajti historinë e futbollit në vend, duke u kualifikuar për në fazën finale të Liga Europa.

Që të tre tashmë kanë marrë edhe ofertat e para dhe janë duke i rishikuar të njëjtat. Grnçarov dhe Gligorov ka gjasa që ti bashkohen Rabotniçkit, teksa emri i Dejan Bllazhevskit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te FC Shkupi. Përveç këtyre tre emrave pjesë e Vardarit në të ardhmen nuk do të jenë edhe armeni Hambarxhumijan, Glishiq, Stojkov dhe Markoviç.

Leave a Reply