Nejmar dhe Firminjo vallëzojnë “samba” ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Brazilit ka mundur 2:0 Kroacinë në miqësoren e zhvilluar në “Enfilld Roud” në Liverpull. Super ylli i “seleçaos” u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, për të regjistruar edhe minutat e para që nga shkurti e këndej.

Rikthimin e tij Nejmar e kurorëzoi me një super gol në minutën e 69-të, kur pas një slalomi në mesin e tre futbollistëve kundërshtarë me një goditje të fuqishme nga poshtë traverzës shënoi për 1:0.

Golin e dytë për Brazilin, me të cilin u rrumbullaksua fitorja e Brazilit e shënoi Firminjo në minutën e fundit të takimit.

Ndeshjen e rradhës Kombëtarja braziliane do ta zhvillojë me 10 qershor kundër Austrisë, ndërsa rikujtojmë që Nejmar bashkë me shokë ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Botërorit “Rusi2018” do ta zhvillojnë me 17 qershor kundër Zvicrës.

Leave a Reply