Vitin e ardhshëm finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Kiev

“Stadiumi Olimpik” i Kievit do të jetë nikoqir i finales së ardhshme në Ligën e Kampionëe në futboll për sezonin 2017/18. Është hera e dytë me radhë që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në ish shtetet të bashkimit sovjetik, pasi para 9-të viteve në Moskë u organizua takimi final i këtij kompeticioni, ku u përballën dy ekipet angleze, Çelsi dhe Mançester Junajtedi, me këta të fundit që triumfuan në fund, pas gjuajtjeve të penalltive.

Pas Kievit, supozohet se UEFA do të zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Spanjë, ku si nikoqir i parë do të jetë stadiumi i Atletiko Madridit “Vanda Metropolitano”.

Leave a Reply