Cikalleshi: Ta rikthejmë agresivitetin

Sokol Cikalleshi shpreson në një rezultat pozitiv në ndeshjen eliminatore të së dielës kundër Izraelit. Është kjo një ndeshje në të cilën “kuqezinjtë” kërkojnë rikthimin e fitoreve.

Mirëpo për të bërë një gjë të tillë, Cikalleshi thotë se skuadra do të duhet të rikthejë agresivitetin, që ju ka munguar “shqiponjave kuq e zi” ndeshjeve të fundit.

“Besoj se kemi humbur agresivitetin dhe këtë duhet ta rikthejmë. A do të shënoj në Izrael? Për mua rëndësi ka të fitojë skuadra, pastaj pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo jo. Por gjithsesi, do të ishte dyfish kënaqësi të fitonim dhe të shënoja”,- tha Cikalleshi në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

Kombëtarja shqiptare ka planifikuar pasditen e sotme një seancë stërvitore, ndërsa mëngjesin e nesërm e gjithë ekspedita “kuq e zi” niset drejt Izraelit.

Leave a Reply