Vajzat e KB Shkupit U16 e mbyllin kampionatin në vend të dytë (FOTO)

Klubi i Basketbollit Shkupi U16 për femra e ka mbyllur sezonin në kampionatin vendor në vendin e dytë në renditje. Për vajzat e Shkupit të udhëhequra nga trajneri i palodhshëm Enver Mitari, ky është sukses historikë që arrijnë ta përfundojnë sezonin në këtë pozitë në renditjen tabelare, menjëherë pas kampionëe të Badellit.

KB Shkupi U16 kishte vetëm 4 pikë më pak se kampionet e Badellit që mbyllën sezonin me 20 pikë të tubuara.

Në radhët ekësaj gjenerate të femrave nga klubi Shkupi, veçohen basketbollistet si Albina Plakaj, Drenushe Munishi, Alev Tahiri, Rina Saliu, Sujela Curi, Almira Plakaj e Zehra Bajrami.

Kujtojmë që edhe vajzat e kategorisë U18, e mbyllën kampionatin në vendin e dytë. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply