Agolli rreth largimit të De Biasit: Jeni njëri prej nesh! 

Largimi i De Biazit si trajner i Shqipërisë ka bërë që të reagojnë disa prej futbollistëve në rrjetet sociale. Njëri prej tyre ka qenë edhe kapiteni Agolli, i cili shkrimin e tij e nisi si në vijim: “Faleminderit Mister! Në 6 vitet tuaja në drejtimin e kombëtares, na mësuat shumë, na treguat qe forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë tek vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, e emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale. Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë seç e gjetët para 6 vjetësh, me pretendime për rezultate më të mira e për lojë me të bukur.  Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t’ju mirëpresin gjithmonë”.

Leave a Reply