Argjend Beqiri do të marrë drejtimin e FC Shkupit

Legjenda Argjend Beqiri mund të rikthehet në Çair, por kësaj radhe jo si futbollist, por si trajner. Shkupi dhe Umit Karan ditën e djeshme i ndanë rrugët dhe momentalisht “bardheblutë” janë në kërkim të një trajneri të ri.

Nga dita e djeshme filluan të qarkullojnë zëra për një opsion të mundshëm si Bllagoja Milevski, mirëpo sipas asaj që arrin të mësoj “infOSport.mk”, alternativë më e mirë si duket është Argjend Beqiri, me të cilët drejtuesit e skaudrës nga Çairi kanë filluar edhe kontaktet e para.

Beqiri ka qenë pjesë e Shkupit në kohërat më të arta të skuadrës nga Çairi, duke qenë ikonë e skuadrës me golat dhe paraqitjet e tij. Beqiri, pas përfundimit të karrierës në futbollin aktiv ishte një periudhë ndihmës-seleksionues te përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë, ndërsa për një kohë të shkurtë drejtoi edhe ekipin kosovar, Ferizajin dhe Gostivarin. /InfOSport.mk

 

Leave a Reply