Kapiteni Jakupi i bindur se me “Shvercerat”, Futsal Shkupi kalon grupin parakualifikues

Kapiteni i Futsal Shkupit, Berat Jakupi është shprehur shumë optimist në prag të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve Europian. Ai në konferencën e sotme të organizuar me gazetarë tha se ekipi “bardhekaltër” ka vetëm një qëllim dhe ai është që të kalojnë këtë fazë parakualifikuese.

“Siç e theksoi edhe trajneri ynë, neve si klub tashmë një muaj e gjysmë jemi duke u përgatitur për Ligën e Kampionëve dhe i dimë skuadrat me të cilat do të luajmë. Neve e kemi vetëm një qëllim, qëllimi ynë është që ti kalojmë këto grupet dhe të arrijmë sa më lartë. Besoj në fitore në çdo ndeshje, do futemi ndeshje pas ndeshje dhe besoj se në fund do i’a arrijmë qëllimit” – u shpreh Berat Jakupi para gazetarëve, i cili kërkoi njëherit edhe përkrahjen e”Shvercerave” për këto ndeshje: “Neve pa ndihmën e ‘Shvercerave’ nuk do të ishim këtu ku jemi. Ata janë lojtari ynë i 6-të dhe besoj se edhe këtë herë do të vijnë në numër të madh dhe do të na përkrahin”.

Futsal Shkupi ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër kampionëve të Uellsit, Kardif me datë 28 gusht me fillim në ora 20:00. Vetëm një ditë më vonë në të njëjtin termin ata përballë do të kenë ekipine Encamp, ku luan edhe ish ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Havier Saviola, ndërkohë ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu parakualifikues skuadra “bardhekaltër” nga Çairi do ta zhvillojë kundër ekipit të Lokomotiv Duagavpils nga Letonia, transmeton “infOSport.mk”.

Që të gjitha ndeshjet e këtij turneu parakualifikues do të zhvillohen në palestrën “Kale”, aty ku djelmoshat e Futsal Shkupit shpresojnë në një përkrahje të madhe nga publiku vendas.

Leave a Reply