Ish futbollisti i Skënderbeut transferohet te Lacio

Mesfushori i talentuar shqiptar Dean Liço ka ndryshuar ekip, teksa tashmë do të jetë pjesë e Lacios. Kjo është konfirmuar nga vetë futbollsiti, i cili nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram” ka njoftuar se do të jetë pjesë e klubit të njohur italian.

Një kalim shumë i rëndësishëm ky për futbollistin, i cili do të ketë mundësinë të luajë me të rinjtë e Lacios, pse jo edhe me ekipin e parë.

Më parë Liço ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për tu larguar më pas drejt spanjollëve të Leganes B, për të vazhduar më pas me huazimin te të rinjtë e Sportingut në Portugali dhe së fundmi te Peruxha në Itali.

Tashmë mesfushori, i cili është djali i zv. trajnerit të Skënderbeut, Gentjan Liçi, do të ketë një mundësi të madhe në një ekip të madh siç është Lacio.

Leave a Reply